Veselaj-Gutaj: Sot në përvjetorin e vdekjes së legjendës Shotë Galica e kujtojmë veprimtarinë e saj shembull për çdo femer

Veselaj-Gutaj: Sot në përvjetorin e vdekjes së legjendës Shotë Galica e kujtojmë veprimtarinë e saj shembull për çdo femër

Në 92 vjetorin e vdekjes se heroinës se kombit, Shotë Galica atë e ka kujtuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj. Ajo ka thënë se veprimtaria e saj është shembull për çdo femër. “Sot në përvjetorin e vdekjes së legjendës Shotë Galica, kujtojmë veprimtarinë e saj shembull për çdo femer. Ndër të tjera në biografinë e Shotës tregohet se në vitin 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik në vitet 1912-23. Në vitin 1925, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Azem Galica , ajo luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë . Ajo mbahet mend që ka kapur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë, në korrik të vitit 1927, u tërhoq në Shqipëri dhe i kalonte muajt e fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq. Thënia e Shotës: Jeta pa dije është si një luftë pa armë. Nderim e përulje jetës e veprës së heroinës popullit Shotë Galica!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …