Eliot Engel thotë se ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së

Eliot Engel thotë se ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së

Me rastin e 243-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të enjten në Prishtinë Ambasada e ShBA-së ka përuruar objektin e ri. Përurimin e këtij objekti e bënë ambasadori amerikan Philip Kosnett, kongresisti amerikan, Eliot Engel, kryetari Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur i lumtur me përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. “Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit ShBA-së që ishte me kosovarët në vitin 1999. ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së”, ka thënë Engel. Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës me rastin e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës. Kosnett në fjalimin e tij ka thënë se ShBA-ja çdo herë do të jetë me Kosovën në secilin rrugëtim të saj. Kryetari Thaçi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …