leoni

Kryetari i Junikut Agron Kuqi shpallet Ambasador i Paqes nga Federata për paqe Universale

Kryetari i Komunës se Junikut, Agron Kuçi është nderuar nga UPF Universal Peace Federation ( Federata për Paqen Universale ) me çmimin Ambasador i Paqes.

Ky titull për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndër fetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare.

Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në Janar të vitit 2001 duke u pasuar nga një sërë programesh edukimi dedikuar paqes e pajtimit në të gjithë botën. Deri tani në botë numërohen mbi 100 000 Ambasadorë të Paqes.

Ndërsa ne Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500 Ambasadorë të Paqes të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile…

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …