Kryeministri Haradinaj po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

Kryeministri Haradinaj po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

Një samit treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit po mbahet në qytetin polak të Poznanit. Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen sot për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit. Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre, mes tyre edhe shefi i ekzekutivit kosovar, i cili tashmë gjendet në qytetin polak. Paraprakisht, Haradinaj deklaroi se shkoi për të diskutuar për çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. “Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, ai. Në mesin e të pranishmëve është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …