Emigrimi

Në 10 vitet e fundit nga Kosova janë larguar 20% e popullsisë së saj

Në 10 vitet e fundit nga Kosova janë larguar 20% e popullsisë së saj. Në pesë vjetët e fundit 135 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi në mënyrë joligjore dhe prej tyre janë kthyer vetëm 40 mijë. Arsyet kryesore vlerësohet të jenë mungesa e perspektivës, varfëria dhe qeverisja jo e mirë. Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), në periudhën 2008-2018 gjithsej 203.330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Po ashtu gjatë kësaj kohe 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …