Në 20 vjetorin e rënies heroike sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

Në 20 vjetorin e rënies heroike sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

Sot është shënuar 20 vjetori i rënies të dy dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj. Të pranishëm ishin familjarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës, miq e bashkudhëtarë të dy dëshmorëve në luftën për çlirimin e Kosovës. Deri më tani për këto 20 vite nuk ka patur një përkujtim të denjë e madhështor për dy dëshmorët, pothuajse në secilin vit prezencë simbolike, kryesisht familjar dhe bashkëluftëtar të afërt të dy dëshmorëve. Reshat Çoçaj ishte pjesëmarrës në secilën protestë të organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një person human, duke i ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë. Reshati ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës. Nga ana tjetër edhe Muharrem Samahodaj njihet për një luftëtar sypatrembur, i cili ishte në gjendje gatishmërie në çdo kohë për të dhënë kontributin më të mirë në çlirimin e vendit. Shpresojmë që ky të jetë viti i fundit që për dy dëshmorët të ketë këso përkujtime kaq simbolike, duke mbetur me shpresën se që nga viti i ardhshëm do të ketë organizime institucionale, të denja, ashtu siç e meritojnë dy dëshmorët e kombit.

Në 20 vjetorin e rënies heroike sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

Në 20 vjetorin e rënies heroike sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 30 prill 2021 përkujtohet komandanti, Ilaz Kodra, vëllezërit Adem e Xhafer Gashi, dhe të gjithë rënët në Verboc të Drenasit

25 vjet më parë në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronte policia serbe, ka rënë dëshmor edhe Komandanti, Ilaz Kodra

Pas një beteje disa ditësh, në Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit …