U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në mbledhjen  e VII-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Malishevës të kryesuar nga Kryesuesi Rrahim Morina, u shqyrtua raporti gjashtëmujor financiar të  Kryetarit të Komunës për vitin 2019.

Anëtarët e KPF-së, kërkuan që të pajisën me dokumente shtesë, për projektet e realizuara dhe atyre në tenderim, në fund e rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit, kurse për Shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm  për vitin 2018, shtyhet për mbledhjen e muajit gusht, ndërsa për Shqyrtimin e Raportit  gjashtëmujor  të drejtorisë për Bujqësi për vitin 2019, u kërkua që të sillet raport më i hollësishëm me të dhëna dhe tekst për projektet e realizuara. Poashtu edhe për Raportin gjashtëmujor të  Drejtorisë  për Shëndetësi për vitin 2019, u kërkua një raport për gjendjen e Etheve Hemorragjike Krime Kongo dhe situatës në përgjithësi në këtë fushë.

Më pas, te shqyrtimi i kërkesave, KPF miratoi kërkesën për Konstruktimin e Kullës së Sefë Mleqanit, në fshatin Mleqan, që është donacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kërkesën e  Urim Hoxhës që do të marr pjesë në Olimpiadën Matematikore, jashtë vendit, si dhe kërkesën e NTP- Zhvillimit, u rekomandua që të mbështetën më nga 950 euro, ndërsa kërkesën e Shoqatës për të Verbër, KPF ia rekomandoi për shqyrtim Kryetarit të Komunës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …