Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi sot në Jahorinë të Bosnje e Hercegovinës, se bllokimi aktual në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i pritshëm dhe i paralajmëruar politikisht. Në hapjen e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ai tha se në të njëjtën kohë u përsëritën mesazhe dekurajuese nga disa adresat më të rëndësishme të Evropës, të cilat më së fundi e kundërshtojnë qartë zgjerimin e BE-së përpara reformave të thella institucionale për të promovuar vetë BE-në.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
