Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se duhet të rritet numri i noterëve të Kosovës

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se duhet të rritet numri i noterëve të angazhuar në Kosovë

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë paraqitur të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë, dhe cilat do të jenë hapat e  mëtutjeshëm në rekrutimin e noterëve të rijnë në Republikën e Kosovës. Ai u shpreh se duhet të rritet numri i noterëve të Kosovës. Po ashtu, ministri theksoi se numri noterëve në Kosovë është 70, ku një pjesë prej tyre pritet të dalin në pension, dhe gjithashtu është organizuar provimi i noterisë. Ministri Tahiri u shpreh se Republikës së Kosovës iu duhen rreth 200 noter. Në konkursin e parë të rekrutimit të noterëve do të shkojnë komfor nevojave emergjente, nga 10 komunat e Kosovës nuk kanë noter të ofrojnë shërbime, ndërsa një pjesë e komiteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, po ashtu janë pa noter, që mund të vijnë nga komunitetet e tyre Në fazën e parë të rekrutimit do të shkojnë komunat që nuk kanë noter, si Skenderaj, Dardana, Burimi dhe katër komunat në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla paralajmëron protesta të tjera për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Sekretari organizativ i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se …