Ragip Begaj i falënderon të gjithë ata që janë solidarizuar më popullatën e Malishevës në këtë kohë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha, Besartë Kryeziu-Ramaj, kanë pritur sot Komitetin për Diasporë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, kanë pritur sot në një takim informues Komitetin për Diasporë, organ i Kuvendi të Komunës së Malishevës, lidhur me organizimet dhe aktivitetet për pritjen e mërgimtarëve, në veçanti për “Javën e Diasporës”. Kryetari Begaj dhe drejtoresha Kryeziu-Ramaj, i kanë informuar anëtarët e komitetit për organizimet që planifikohen për pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve, si dhe për masat tjera për ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe më të mira për mërgimtarët, në të gjitha fushat e mundshme. Bazuar në deklarimet në këtë takim, u bë e ditur se në kuadër të javës së diasporës, do të jenë disa organizime kulturore, duke filluar me aktivitetin më të madh, mbajtjen e edicionit të gjashtë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”, panairi artizanal, përurime librash, pastaj organizimi i një takimi apo pritje për mërgimtarët. Po ashtu u bë e ditur se nga data 15 korrik, parkingu i komunës, do të jetë tërësisht në shërbim të mërgimtarëve, pastaj masat tjera për ofrimin e shërbimeve që kërkohen nga komuna, shërbime publike dhe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …