leoni

Rregullohet ndriçimi edhe në tri fshatra të Malishevës

Komuna e Malishevës është duke e realizuar një prej projekteve më të kërkuara nga ana e banorëve, atë të rregullimit të ndriçimit publik nëpër vendbanimet e saj. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit edhe në tri fshatra, në Bubavec, Mleqan dhe në pjesën më të madhe të Turjakës. Rregullimin e ndriçimit në këto fshatra e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë ndarë të kënaqur me realizimin e deritanishëm të këtij projekti. Po ashtu, Berisha e Kastrati janë takuar edhe banorët të cilët gjatë inspektimit ishin duke ecur rrugëve tashmë të ndriçuara. “Realizimi i projektit është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe janë duke u zbatuar kriteret e projektit. Po ashtu edhe banorët e këtyre vendbanimeve, janë të kënaqur me rregullimin e ndriçimit, pasi kjo ju mundëson lëvizje të lirë, por mbi të gjitha edhe ju krijon siguri”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Turjakë dhe Bubavec.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelin Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur në takim komandantin e ri …