Reçica: Ligji i ri i Punës do t’i trajtojë edhe lehonat e papuna

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se çështja e grave në punë gjatë lehonisë është hequr nga Ligji i Punës për t’u bërë një ligj tjetër i ri që avancon të drejtat e tyre. Ai tha se në këtë drejtim janë vonuar në miratimin e ligjit të ri në Qeveri. “Pse e kemi nxjerrë është sepse për herë të parë në historinë e legjislacionit të Kosovës kemi propozuar projektligj të ri për lehonat për arsye të veçantë. Ne kemi dashur t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna sepse Ligji i Punës trajton dhe nëse ne dëshirojmë ta trajtojmë pushimin e leheonisë dhe nuk e fusim në agjendë t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna”. “Sipas statistikave i kemi 20 mijë lindje të lehonave të papuna në vitin e kaluar dhe kemi tre apo katër mijë të atyre që punojnë. Realisht kemi nxjerrë ligj të veçantë që përfshihen edhe lehonat e papuna që të mbështeten financiarisht në gjashtë mujorin e parë pas lindjes”. “Pushimi i lehonisë trajtohet me ligj të veçantë dhe jemi të vetëdijshëm që jemi vonuar sepse akoma nuk është miratuar në Qeveri projektligji”, ka thënë Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …