Partia Demokratike e Kosovës pret që kryetari i saj të kthehet sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të nisin diskutimet brenda partiake se çfarë vendimi duhet marrë në të ardhmen. Zyrtar të PDK-së kanë thënë se dorëheqje e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit është një zhvillim serioz për vendin dhe se pas kthimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Partia Demokratike e Kosovës do t’i diskutojë hapat e ardhshëm që sipas tij do të jenë në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës.
