Nisma Socialdemokrate

NISMA mbanë një takim të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj

Sekretari i NISMA-s Socialdemokrate, Endrit Shala, ka konfirmuar  një takim të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryeministrit dhe ftesave të Gjykatës Speciale. Partia e Fatmir Limajt ka vendosur të mbledhë Kryesinë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Ministri Shala ka thënë se aty do të flasin për dorëheqjen e Kryeministrit dhe ftesat e Speciales di dhe për tema tjera aktuale. Ai ka thënë se NISMA është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Shala ka thënë se nuk kanë ndonjë propozim se në cilën datë të organizohen zgjedhjet nacionale dhe as nuk do të flasin për koalicionet e mundshme. NISMA për Kosovën ka pozitën e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri në këtë Qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …