Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, sot është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, sot është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, sot është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj. Krasniqi duhet të paraqitet para Gjykatës Speciale nesër mirëpo, ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykatë si dëshmitar apo i dyshuar. Përpos Krasniqit, sot drejt Hagës do të udhëtojë edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …