Komunikata për media e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

AKP-ja ndryshon rregullat e tenderit, lehtëson procesin e tenderimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit duke krijuar lehtësira për blerësit që konkurrojnë për të privatizuar prona të ndërmarrjeve shoqërore.

Rregullat e Tenderit, me të cilat përcaktohen procedurat e ofertimit kanë ndryshuar përsa i përket dokumenteve të nevojshme për aplikim. Poashtu, me Rregullat e reja të Tenderit,

përgatitja e ofertës nga blerësit me dokumentet përcjellëse do të jetë shumë më e lehtë të bëhet, pasi që do të duhen më pak dokumente.

Për të qenë oferta valide, blerësit tani me Rregullat e Reja të Tenderit duhet të posedojnë vetëm kopjen e dokumentit identifikues, dëshminë e pagesës së depozitit që është përcaktuar ndaras për secilin aset dhe dëshminë e pagesës së tarifës, të cilat bëhen në llogarinë e AKP-së. Ndërsa dokumenti tjetër që duhet të plotësohet është ai i çmimit me të cilin oferton blerësi. Agjencia ka krijuar lehtësira edhe për rastet kur ofertues janë personat juridik, të cilët më parë është dashur të dorëzojnë më shumë dokumente me rastin e aplikimit.  Dokumentet që kërkohen për aplikim për personat juridik tani me Rregullat e Reja nuk dallojnë nga dokumentet që kërkohen për personat fizik, pra edhe për personat juridik duhen fare pak dokumentet për të konkurruar në tenderët e shitjes.

Agjencia, me vendim të Bordit të Drejtorëve ka bërë edhe një varg ndryshimesh të tjera që lehtësojnë gjithë procesin e privatizimit, prej shpalljes së tenderit e deri të shpallja e fituesit dhe nënshkrimi i kontratave me blerësit.

Rregullat e reja të Tenderit aplikohen nga kjo valë e shitjeve të aseteve, ndërsa janë të publikuara edhe në web faqen e Agjencisë: http://www.pak-ks.org/RregullatTenderit. Ndërsa formulari që duhet të plotësohet për ofertim mund të gjendet në linkun: http://www.pak-ks.org/inc/UdhezuesiOfertimit.

Mirëpo, ofertuesit mund të vizitojnë edhe zyret e AKP-së dhe të njoftohen drejtpërdrejt nga zyrtarët përgjegjës me procedurat e reja të ofertimit.

AKP ka të shpallur Shitjen e Aseteve me Likuidim nr. 49, me gjithsej 137 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet duhet të dorëzohen në Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 21 gusht 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …