Me 2 gusht 2019 në Dardanë shënohet 18 vjetori i rënës heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri

Me 2 gusht 2019 në Dardanë shënohet 18 vjetori i rënës heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri

Me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Rahim Beqiri, Komandant “Roki”, me 2 Gusht 2019 në orën 11:00 bëhet vendosja e luleve pranë lapidarit në fshatin Kopërnicë. Në orën 11:30 -12:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Dardanë. Ndërsa në të njejten ditë organizohet edhe ecje tradicionale në shtegun për ecje bjeshkatare “Rahim Beqiri-komandant Roki”. Nisja në orën 13:00 nga kulla e Kadri Zekes në Poliqkë drejt majës së Kikës dhe pëfundimi në Gmicë rrethë orës 16:00 Të gjithë ju që do të jeni pjesë e ketij përvjetori do të nderoni dëshmorët që u flijuan për liri. Duke nderuar dëshmorët ne nderojmë të kaluarën e lavdishme të luftës tonë heroike për liri dhe pavarësi. Në aktivitetet që shënojnë Ditën e Dëshmorit në Dardanë, si përherë me pjesëmarrjen e tij, na nderon edhe kryeministri Haradinaj – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku- Subashi: Ceremonia e ngushëllimeve për të ndjerin Petrit Subashin mbahet më 26 prill në Hajdini Komerc në Drenas, nga 09.00-17.00

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, vëllait dhe familjarit tonë, …