Asfaltohet rruga Samadrexhë – Nadakoc

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën ndoqi nga afër asfaltimin e rrugës magjistrale Samadrexhë – Nadakoc, komuna e Vushtrrisë.

Banorët e kësaj ane e falënderuan ministrin Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge me rëndësi për ta, rehabilitimi i së  cilës ka qenë nevojë e kamotshme.

Kjo rrugë është e gjatë afër 2 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …