Ambasadorën e SHBA-ve në OKB Nikki Haley do ta zëvendësojë Kelly Craft e emëruar nga senati amerikan

Ambasadorën e SHBA-ve në OKB Nikki Haley do ta zëvendësojë Kelly Craft e emëruar nga senati amerikan

Senati amerikan me 100 ulëse ka miratuar propozimin për të emëruar Kelly Craftin si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Craft është kthyer në donatoren e parë të madhe politike që ka zënë një post të lartë në OKB. Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada, Craft dhe burri i saj, Joe Craft, një miliarder, kanë financuar Partinë Republikane dhe kryetarin amerikan, Donald Trump që ka emëruar atë. Ajo po ashtu njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki. Emërimi saj është përcjellë me disa ankesa nga demokratët, pasi disa prej tyre e kanë konsideruar të papërvojë për atë pozitë. Ajo do të zëvendësojë Nikki Haleyn, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …