Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kushti i Nismës Socialdemokrate me PDK-në, apo me ndonjë parti tjetër

NISMA Socialdemokrate deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të shkoj në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike. Ketë mendim kur kemi biseduar këtyre dite e kam mbështetur fuqishëm. Çdo parashikim tjetër i njerëzve të mençur është i pabazuar dhe keqdashës.

Sipas mendimit tim, NISMA  nuk duhet ta përjashtonte edhe mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Vendosja e vijave të kuqe deri më sot në praktikën tonë politike nuk janë treguar serioze. Në ketë rrugë nuk kemi pse ecim.

Në një situatë të tillë, sikur të ndodhte oferta për koalicion me PDK-në apo ndonjë parti tjetër, NISMA Socialdemokrate do të duhej t’i parashtronte kërkesat e saja dhe kërkesat e sajë, sipas mendimit tim do të ishin:

  1. Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat ( shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është Kryetar i subjekteve politike ( është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, Kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë.
  1. Lista e kandidatëve për deputet duhet të miratohej edhe të nënshkruhej nga kandidati për Kryeministër i cili duhet t’i njeh mirë kapacitetet politike, intelektuale, profesionale e kombëtare dhe jo vetëm të këtyre dy partive politike;
  1. Programin Zgjedhor e qeverisës për të ardhmen duhet të miratohet edhe nga kandidati për Kryeministër dhe ai program duhet të ketë frymën dhe përmbajtjen e Socialdemokracisë dhe me kushtin që ai Program ta kishte edhe miratimin e firmën e tij;
  1. Madje, pa pajtimin e kandidat për Kryeministër nuk duhet të ketë asnjë Ministër e as numër të ministrive. Kabineti qeveritar nuk do të duhej ta kalonin numrin prej më se shumti 14 -15 ministrive. Ky numër do të vlente edhe për zëvendës ministrat;
  1. Pastaj, Ligji i parë që do t’i dërgohej Kuvendit të ri për miratim duhet të jetë ligji për QEVERINË. Ndonëse, në Kushtetutë duhet të sanksionohet Kabineti Qeveritar; dhe
  1. Se paku një e treta e drejtuesve të ministrive do të duhej të jenë femra, por që të gjithë pa përjashtim gjinie duhet të jenë kompetent/e për përgjegjësitë që marrin.

Pra nëse PDK do të pranonte ketë ofertë, unë do t’i propozoja Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate të hynte në koalicion parazgjedhor me te. Pa një ofertë të tillë publike nga PDK apo ndonjë parti tjetër, unë jo vetëm që nuk do t’i sugjeroja KK të NISMËS Socialdemokrate koalicion e mundshëm, por do ta kundërshtoja fuqishëm.

Qëllimi i këtyre kërkesave është që të ndërpriten pazaret politike (siç ka ndodhur shpesh deri më tani), të fillohet me koalicione transparente me qellim që në Kosovë të ndërpritet keqqeverisja dhe të fillon funksionimi i institucioneve Kushtetuese sipas ligjeve në fuqi.

Krejt në fund:

Duke e njohur përvojën e koalicioneve të deritashme jam i bindur se një ofertë e tillë serioze vështirë që do të ndodh, prandaj nuk do të ndodh as koalicioni: NISMA Socialdemokrate – Parti Demokratike të Kosovës.

I kisha sugjeruar edhe partitë e tjera politike, nëse vendosin të bëjnë koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore, të jenë transparente dhe të kenë qellim Qeverisjen e mirë e me njerëz kompetentë! Realiteti ynë, sidomos pas pavarësisë po flet se Republika e Kosovës është qeverisur nga njerëz jo kompetent. Kjo praktikë duhet të ndërpritet njëherë e mirë!

NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN! E JU?

  1. S.

Le të shërbejë ky mendim i shfaqur si propozim për krijimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore e pas zgjedhore!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …