leoni

Fillojnë punimet për njëmijë metra kanalizim në fshatin Burim

 

Punimet  për njëmijë metra kanalizim, që filluan në fshatin Burim, nga afër i inspektoi, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Breisha me mbikëqyrësin e punimeve Januz Krasniqin dhe drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, Bashkim Krasniqin. Nënkryetari, Berisha, tha: “Qeveria komunale është në  angazhimet me kapacitetet të plota, për realizimin e planifikimeve sipas dinamikës së paraparë, në infrastrukturën e kanalizimeve, rrugëve me shtrim të asfaltit, trotuareve, ndriçimeve, por, bëri të ditur para fshatarëve të Burimit se projektet do të vazhdojnë edhe në infrastrukturën shkollore, jo vetëm në riparimin e tyre që shtatori të na gjejë sa më të përgatitur, por edhe me fillim të objekteve të reja.”, tha në fund  Berisha. Kurse përgjegjësi komunal, për punimet e kanalizimit në fshatin Burim, Januz Krasniqi, kërkoi nga kompania që të respektohet kontrata dhe  punimet të kryhen sipas standardeve të parapara në kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …