leoni

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës. Ai ka thënë se shembulli i ministrit Uran Ismaili, i cili duke e luftuar korrupsionin në shëndetësi ia ka shpëtuar buxhetit të shtetit 6 milionë euro, do të jetë shembulli i luftës së tij kundër korrupsionit si kryeministër i ardhshëm. “Me vendime të guximshme, ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi. Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi. Në takim me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës theksova se shembulli i shëndetësisë, që për herë të parë udhëhiqet nga PDK—ja, me mua si kryeministër do të jetë modeli i luftës sonë kundër korrupsionit. Me gjashtë milionë euro të shpëtuara duke luftuar korrupsionin në shëndetësi, ne tani çdo vit mund të investojmë më shumë dhe të ndërtojmë spitale të reja, të blejmë aparaturë të re dhe barna shumë më cilësore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …