Lëvizja Vetëvendosje i mbështet punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” të cilët po mbajnë grevë që tri ditë me radhë

Lëvizja Vetëvendosje i mbështet punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” të cilët po mbajnë grevë që tri ditë me radhë

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka shprehur mbështetjen për punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” të cilët për tri ditë me radhë po mbajnë grevë duke kërkuar që të plotësohen disa prej kërkesave të tyre. Sipas tyre, në një kohë kur fluturimet nga ky aeroport po shtohen dhe fitimet për kompaninë private po rriten, të drejtat e punëtorëve po shkelen çdo ditë e më shumë. Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka kohë qe ka paralajmëruar dëmet e politikave neoliberale të imponuara mbi ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës dhe i ka kundërshtuar ato. Eliminimi i dallimeve në paga, pagesa për përvojën e punës, pagesa për orët e punës gjatë vikendit dhe të drejta të tjera që parashihen në Ligjin e Punës, janë vetëm disa nga kërkesat e punëtorëve të ANP “Adem Jashari” të cilët po mbajnë grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …