Veseli thotë se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe se premtimet që i ka mbajtur deri më tani i ka realizuar

Veseli thotë se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe se premtimet që i ka mbajtur deri më tani i ka realizuar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur pas shpërbërjes së Kuvendit. Para gazetarëve, Veseli ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha iniciativat ligjore për vendimmarrje në shpalljen e zgjedhjeve. Ka shtuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe se premtimet që i ka mbajtur deri më tani i ka realizuar. “Unë kam ndërmarrë të gjithë iniciativat ligjore që të kemi vendimmarrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.  Unë jam Kadri Veseli do të jem kandidat për kryeministër. Unë e mbaj fjalën, u kam thënë se do të ketë zgjedhje, dhe ka me pasë. U kam thënë se do të largohen të gjithë uzurpatorët, janë larguar”, ka thënë ai. Veseli ka thënë po ashtu se drejtimi i tij dhe i partisë së tij, janë raportet e shkëlqyera me SHBA-të, si dhe lufta kundër korrupsionit. “Drejtimi jonë është lufta kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet e mira me SHBA-të. Kosova nuk do të dështojë por do të ecë përpara. Le të gëzohemi se demokracia po funksionon”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …