Ajvaz Berisha

Ajvaz Berisha: Nuk lodhem aspak nga deklaratat e mbeturinave si Parim Olluri

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Ajvaz Berisha, ka deklaruar për Radion Kosova e Lirë  se nuk lodhet aspak nga deklaratat e mbeturinave si Parim Olluri. Ai ka saktësuar se në vitin 2000, ka qenë oficer policie në Policinë e Kosovës dhe ka qenë i  sulmuar, por në proces gjyqësor është shpallur i pafajshëm në të gjitha shkallet e gjykatave, ndërsa sulmuesit janë dënuar 4 vite burg. Krejt këto që po përmenden tani duke lakuar emrin tim, janë të qëllimshme, por nuk lodhem fare për këto mbeturina si Parim Olluri. Ky gazetar dhe soji i tij për mua janë riciklim bërlloku. Ndërsa lidhur me pretendimet e Ollurit se para se të bëhem pjesë e   Vetëvendosjes,  10 vite paskam qenë në Partinë Demokratike të Kosovës, saktësoj  se  nuk kam qenë asnjëherë e as kam  marrë pjesë në asnjë mbledhje të kësaj partie.

Të përkujtojmë me këtë se ky farë Parim Olluri ka fyer edhe vetë familjen e Legjendarit Adem Jashari, duke ironizuar  se po të kishin qenë gjallë Hamza dhe Ademi ata do ta kishin blerë tërë pasurinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …