KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se është i gatshëm për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se është i  gatshëm për zgjedhjet, dhe se kanë filluar disa përgatitje rutinore të cilat i ka lejuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka për Kosovapress ka deklaruar se janë duke pritur datën e saktë nga Presidenti për të filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ndonëse është përfolur si datë e mundshme për ditën e zgjedhjeve 6 tetori, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka deklaruar se gjatë takimeve që ka pasur me presidentin, Hashim Thaçi, i ka rekomanduar disa data  për të cilat nuk pranoi të flas. Lidhur me afatet kohore për fushatën zgjedhore Daka tha se kjo varet nga arsyeshmëria që do ofrojnë partitë politike për zgjatjen e fushatës zgjedhore, dhe më pas kjo do jetë në dorën e KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …