Luan LATIFI emërohet Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së

Luan LATIFI emërohet Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2019, me votim unanim nga të gjithë anëtarët dhe në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44, e ka emëruar z. Luan LATIFI Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së.

Vendimi për emërimin e z. LATIFI për Kryeshef Ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

  1. Luan LATIFI është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC). Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …