leoni

Në Berane të Malit të Zi mbahet aktivitete për “Ditën e Veterinarëve”

Në kudër të “Ditëve së Veterinarëve “Veterinarski dani”, që po mbahet në Berane të Malit të zi, kryetari i OVK-së, Arben Sinani, ka takuar homologët e tij, të cilët i ka njoftuar për aktivitetin e OVK-së dhe përgatitjet që po bëjnë për aplikim dhe anëtarësim në Federatën e Veteranëve të Evropës (FVE), për çka edhe mori mbështetje.Nënkryetari i Odes së Malit të Zi, DMV. Bekim Hadžalić, përveç mbështetjes për anëtarësim, shprehi dëshirën e intensifikimit dhe bashkëpunimit të të dy odave. E mbështetje për anëtarësim, OVK mori edhe nga i pari i veterinarëve evropian, Rens van Dobbenburg. Ai i ka ofruar mbështetjen e tij dhe të odës që udhëheq për anëtarësimin e OVK-së.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë dhe pres ftesë nga ju për ta vizituar”, tha Dobbenburg.

E me ftesë të kryetarit Sinani, ai së shpejti do ta vizitoj Kosovën.

Oda Veterinare Evropiane, është ombrellë për shoqatat veterinare nga 40 vende të Evropës. Ajo përfaqëson, përmes seksioneve, veterinerë që punojnë në fusha të ndryshme të profesionit, siç janë praktikuesit e veterinarisë (UEVP), oficerët e shtetit (EASVO), sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik veterinar (UEVH) dhe veterinerët që punojnë në arsim, kërkim dhe industri (EVERI ).

Në gjirin e saj afër 200.000 veterinarë, ndërsa selinë e ka në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …