leoni

Veseli: Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë

Veseli: Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë homazhe në nderim të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri por edhe në në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha. “Për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e invalidë të UÇK-së bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Stanovc. Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij bëmë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …