Donald Trump pranoi publikisht se do të lë detyrën më 20 janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit

Donald Trump: Po zhvillojmë negociata të mira me talibanët, edhe pse ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmaj Halilzad, paraqiti para udhëheqësve afganë një draft të marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara  dhe talibanëve për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan. Zyrtarët afganë thanë se Halilzad takoi presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe ia tregoi atij kopjen e projekt-marrëveshjes, të arritur pas rrethit të fundit të bisedimeve. Qeveria afgane, e mbështetur nga SHBA-ja, do të duhet “t’i studiojë dhe vlerësojë” detajet e draft-marrëveshjes, tha zëdhënësi qeveritar, Sedik Sediki.

“Jemi në prag të përfundimit të pushtimit dhe arritjes së një zgjidhjeje paqësore për Afganistanin”, tha zëdhënësi i talibanëve në Katar, Suhail Shahin. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 30 gusht se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata të mira me talibanët, porse ende nuk kanë arritur marrëveshje. Talibanët, prej kohësh, kërkojnë tërheqje të plotë të të gjitha forcave të huaja nga Afganistani. Aktualisht atje ndodhen rreth 20,000 forca të huaja, shumica amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …