Kryetari Begaj uroi Policinë me rastin e 20 vjetorit të themelimit

 

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, stacioni policor në Malishevë, i mbanë dyert e hapura për qytetarë. Me këtë rast kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Valon Gashi dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, e kanë vizituar stacioni policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi dhe zyrtarët tjerë policor. Kryetari Begaj, i ka uruar zyrtarët policor, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. “Unë, në emër të Komunës së Malishevës, qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju uroj për këtë ditë, përkatësisht 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Ju jeni krenaria jonë, pasi me punën dhe angazhimin e juaj, jeni duke krijuar siguri për qytetarët pa dallim”, tha kryetari. Ai më tutje tha se “është krenari dhe nder i madh ti shërbesh vendit, dhe ju jeni duke e bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”. Nga ana tjetër, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për vizitën dhe urimin me rastin e 20 vjetorit të themelimit të policisë. “Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe jemi duke u munduar që detyrën tonë në shërbim të vendit, ta kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme, me qëllim t ë mbajtjes së një ambienti dhe situate të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”. Kapiten Krasniqi, më tutje, sqaroi se në kuadër të shënimeve me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, dyert e stacionit policor në Malishevë, do të jenë të hapura, sikur në të gjitha stacionet tjera policore në tërë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …