Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Behxhet Pacolli thotë se do ta nënshkruajë paktin për luftën kundër korrupsionit të propozuar nga kryetari i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10 pikësh për luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve mos të futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Një pakt i tillë, përkundër partive të tjera, është i pranueshëm për Aleancën Kosova e re. Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli, tha se do ta nënshkruajë këtë pakt. Por ai thotë që ideja për luftimin e korrupsionit brenda partive, ka qenë ide e AKR-së shumë më herët. Pacolli thotë se nuk ka nevojë që lufta kundër korrupsionit të nënshkruhet, por të tregohen rezultate në këtë drejtim. Pakti i nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe  Partia Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …