Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / U mbajt Punëtoria për sigurinë e ashensorëve në përdorim

U mbajt Punëtoria për sigurinë e ashensorëve në përdorim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, në kuadër të zbatimit Rregulloreve për Sigurinë e Ashensorëve dhe Ashensorët në Përdorim, ka organizuar punëtorinë njëditore gjatë së cilës janë trajtuar temat: Rregullat dhe praktikat aktuale të sigurisë së ashensorëve në Kosovë; Roli dhe rëndësia e mirëmbajtjes së ashensorëve – prezantimi i kërkesave të standardit ISO 9001 mbi përmirësimin e situatës ekzistuese; si dhe Detyrat kryesore që duhet të kryhen për përmirësimin e mirëmbajtjes së ashensorëve në Kosovë. Në këtë punëtori u trajtuan temat që derivojnë nga Rregullorja 05/2018 për Sigurinë e Ashensorëve në Përdorim e cila obligon operatoret ekonomik (mirëmbajtësit) të cilët kryejnë shërbime të mirëmbajtjes së ashensorëve të kenë trajnime sipas kërkesave të standardit SK EN ISO 9001 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë. Në kuadër të kësaj teme, eksperti slloven Ivan Bozhiç, i angazhuar nga projekti “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, prezantoi praktikat e ngritjes së sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe zbatimit të standardit SK EN ISO 9001 tek ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes së ashensorëve duke i vënë në pah përftimet të cilat i ofron ky standard në ofrimin e shërbimeve tek klientët. Pjesëmarrësit e certifikuar janë pronarë liftash; mirëmbajtës; përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, që janë përgjegjës për liftat në institucionet; si dhe përfaqësues nga Inspektorati i Punës. Në fund u përmblodhën edhe konkluzionet, si: përmbushja e obligimeve ligjore nga të gjitha palët e interesit (inspektoratet përkatëseve, trupat inspektuese të emëruara nga MTI, mirëmbajtësit dhe pronarët  e ashensorëve) për të qenë të sigurt në jetën e përditshme gjatë përdorimit të ashensorëve, si dhe funksionalizimi i data-bazës elektronike (regjistrit të ashensorëve) dhe përfshirja urgjente e inspektorateve komunale në zbatimin e rregullores.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit organizon takimin e dytë publik për vitin 2019

Komuna e Deçanit e organizon takimin e dytë publik për vitin 2019 me qytetarët e ...