Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Ramush Haradinaj thotë se diaspora iu ka gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar me një mesazh diasporës. Ai tha se dikur ka qenë vet emigrant por u kthye në kohët më të vështira për vendin. Haradinaj tha se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet, ndërsa kërkoi mbështetje edhe në zgjedhjet e radhës së 6 tetorit. “Diasporë e çmuar dikur kam qenë me ju prej atje kam ardhur në atdhe bashkë me shumë prej juve. Sot shumë prej atyre që erdhëm bashkë janë dëshmorë. Ju e ndihmuat luftën, lirinë, Kosovën me çdo mjet. Sot Kosova 100% shtet ka nevojë për ju”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …