Funksionalizohet ujësjellësi në Polac

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtorët komunalë dhe banorët vendas, kanë përuruar funksionalizimin e ujësjellësit në fshatin Polac, nga i cili do të furnizohen me ujë të pijshëm ato shtëpi që janë të kyçura në sistem. “U erdhi fundi pritjeve me vite të tëra, në fakt që nga 2010-ta kur është ndërtuar si ujësjellës, të banorëve që kanë vuajtur për një pikë ujë të pijshëm, që në mungesë të tij, kanë qenë të ngarkuar me barrën e furnizimit dhe mbushjes së rezervave nga kudo që kanë mundur të marrin andej rrotull. Sot, bashkë me banorët përuruam funksionalizimin e ujësjellësit në Polac, prej ku fillon furnizimi me ujë të pijshëm për banorët dhe ato shtëpi që janë të kyçura në sistemin e ujësjellësit, ndërkohë që nga nesër do të angazhohemi t’u zgjidhim problem edhe ekonomive tjera familjare, që edhe ato të kenë ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …