Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Aleksandar Vuçiq: Nataliteti në Serbi, një qytet sa Kikinda me njerëz, i humbur për çdo vit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të enjten se Serbia po përballet me të njëjtat probleme demografike si e gjithë Evropa, duke saktësuar se në  vitin e kaluar një qytet i tërë me përmasa sa  Kikinda në Vojvodinë   numerikisht ka humbur pavarësisht se qeveria ka marrë masa, por rezultatet nuk janë ende të dukshme. Ai, në Samitin e Tretë Demografik që po mbahet në në Budapest, deklaroi se Serbia humbi “një qytet të tërë” vitin e kaluar, pasi më shumë se 100,000 njerëz vdiqën dhe lindën 63.1175 fëmijë, që do të thotë se minus demografik është 37.680 njerëz në vit. Mosha mesatare në Serbi është 43.2 vjet, ndërsa 20.2 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç. Ai tha se asnjë gjeneratë e atyre që lindën  në Serbi pas Luftës së Dytë Botërore nuk e mundësoi riprodhimin e thjeshtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …