Të gjitha rrugët e fshatit Lumbardhë do të asfaltohen

 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal, banorë të fshatit Lumbardh dhe përfaqësues të kompanisë kontraktuese, kanë nisur punimet për rregullimin e të gjitha rrugëve në fshatin Lumbardh. Kryetari Ramosaj tha se brenda pak ditëve fshati Lumbardh nuk do të ketë asnjë rrugë të pa asfaltuar sepse në këtë lokalitet është përfunduar edhe kanalizimi i ujërave të zeza. Këto rrugë në gjatësi mbi 1 kilometër e 500 metra janë investim i komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturë si dhe janë të përfshira në LOTIN 2.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …