Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Spastrimi etnik i shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, po ndodhë!

Serbia tanimë ka ndjekur pothuaj të gjithë pjesëtarët e etnitetin shqiptarë nga komuna e Medvegjës, duke bërë kështu spastrim etnik në këtë Komunë. Ky gjenocid bashkëkohor që Serbia po e zbaton me mjete administrative sot, i ngjason atyre të ish reformave agrare të ish pushtuesit serbo-Jugosllav, ku kolonizonin tokat autoktone shqiptare me kolon serb dhe dëbonin shqiptarët për në Anadoll!

Në shtypin tonë sot, kjo ngjarje u pasqyrua, sikur, sikur: ”Serbia po tenton të bëj spastrim etnik!”… jo, jo ta kemi të qartë e të mos shohim ëndrra me sy hapur: Serbia nuk po tenton, Serbia e ka bërë këtë, pra e ka realizuar në 90% spastrimin etnik të shqiptarëve nga komuna e Menvegjës! Kjo, veç ka ndodhur, dhe ne, pra elita jonë politike andej e këtej kufirit po mediton, pa bënë ahengje e selfie, po rri me duar në gjepa, po bëjnë zgjedhje e pazare elektorale, po bëjnë aderime politike, po shpëtojnë kombin me premtime të stër përsëritura se do bëjmë Shqipërinë e Kosovën zonjë sa nuk bënë më!, po bëjnë fushatë, nuk po e hanë bukën thatë, po merren me njëri-tjetrin, madje duke u sharë mes vete deri në banalitet etj. Njëkohësisht,  në Medvegjë shqiptarëve u mohohet e drejta elementare e garantuar me të gjitha Konventat ndërkombëtare!

Institucionet, elita jonë politike, duhet ta ngritë zërin: Shqiptarët po përndiqen nga tokat e veta në Komunën e Medvegjës dhe jo vetëm!, shqiptarët po fshihen (shlyhen), nga Enti Kadastral i komunës së Medvegjës, nga Administrata e Gjendjes Civile, nga e drejta në pronën e vet, nga e drejta për të jetuar në tokën e vet, nga e drejta e lëvizjes së lirë, ata më nuk lejohen të futën në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, atyre më nuk u epën as dokumentet bazë siç është Certifikata e lindjes, Leja e Njoftimit, Pasaporta etj!, ju mohohet e drejta e shtetësisë, janë shpallur persona apatia- pa atdhe!…

A dëgjoni o burra: Serbia po dëbon shqiptarët me dhunë sistematike e metoda tjera perfide nga trojet e veta në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë e kështu me radhë!

Ku është Elita jonë politike, pse nuk e ngritë zërin deri në Gjykatën e Strasburgut, apo edhe kjo pjesë do të pësoj sikur Çamëria!… Po në këtë formë, madje edhe me mjete dhune, Serbia, që nga kohët e para Lidhjes së Prizrenit e deri me sot, ka bërë spastrimin etnik të shqiptarëve duke i ndjekur ata nga tokat e veta autoktone në mbi 600 fshatra e deri në Nish, Gjenocid ky i llojit ë vet, mu nën hundët e Evropës demokratike!

Shtrohet pyetja: Sa komod sillemi në shqiptarët gjithandej- po e saktë; kemi zgjedhje e fushatë, ne do të reagojmë, por pasi të mbetët Medvegja thatë- pa asnjë shqiptarë!…

9. 9. 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …