Rashit Qala: Policia e Kosovës sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave dhe njerëzore

Qala: Policia e Kosovës sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave dhe njerëzore

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, sot policia është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale. “Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj, duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Policisë së Kosovës Smajl Smaliqi ka kërkuar nga kadetët e rinj që profesionin e tyre ta ushtrojnë ndaj qytetarëve pa asnjë dallim. Në këtë gjeneratë, kanë diplomuar 416 kadetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është koha që të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit …