Brickos

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi. Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar mbështetje për Kosovën dhe se këtë duhet ta vazhdojë edhe në procese të tjera, siç është liberalizimi i vizave. Kryeministri në detyrë, ka theksuar se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politikë me procesin e ri të zgjedhjeve. “Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …