Brickos

Malisheva shënon Ditën e Pastrimit të Botës

Në prag të 21 shtatorit, ditës së Pastrimit të Botës, kjo ditë në komunën e Malishevës është shënuar me një aktivitet të pastrimit në qytetin e Malishevës, ku po marrin pjesë Drejtoria e Shërbimeve Publike, njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, vullnetar të Qendrës Rinore dhe zyrtarë komunal. Në fillimin e këtij aksioni, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina. “Një ambient i pastër tregon nivelin e ngritjes dhe të zhvillimit të një populli, prandaj, kërkoj nga të gjithë që ta ruajmë këtë botë ku ne jetojmë dhe ruajtja më e mirë dhe më e lehtë e ambientit ku jetojmë është që të mos i hedhim mbeturinat’, tha kryetari Begaj. Në këtë aksion po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve dhe vullnetarëve, përderisa në Komunën e Malishevës, pothuajse në të gjitha vendbanimet janë të angazhuar punëtor për mirëmbajtjen e ambientit dhe me të drejtë cilësohet si komuna më e pastër në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …