Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli takon ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi

Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli takon ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar të dielën me ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi në ditën e parë të javës së UNGA në Nju Jork. Katari është një partner i besueshëm i Kosovës dhe mbështet zhvillimin tonë ekonomik dhe politik, shkruan Pacolli duke përkujtuar se së fundi Kosova ka hapur edhe ambasadën e saj në Katar. Ai thotë se do të punohet ngushtë për të forcuar lidhjet ndërmjet dy shteteve dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. “Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im”, u shpreh Pacolli. Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara, ai do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …