Kandidatja për deputete nga PSD, Shqipe Pantina premton ngritjen e cilësinë në arsimdhe shtimin e çerdheve

Kandidatja për deputete nga PSD, Shqipe Pantina premton ngritjen e cilësinë në arsim dhe shtimin e çerdheve

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së Shqipe Pantina, është takuar me banorët e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës. Në këtë aktivitet në kuadër të para fushatës, Pantina u zotua para të pranishëmve se do ta rrisin cilësinë në arsim, duke thënë se edukimi do të fillojë qysh në moshë të re me rritjen e numrit të çerdheve në të gjitha komunat e vendit.“Kjo përveç që ndihmon fëmijët të kenë qasje në edukim në moshë të hershme, ndihmon edhe nënat të ndjekin karrieren ose kenë hapësirë për vete”, u shpreh ajo, para dhjetëra banorëve të këtij fshati. Po ashtu, Pantina tha se do të ketë investime në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës në mënyrë që të rinjtë pas shkollimit të mund të sigurojnë vende pune.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …