leoni

Erzen Vraniqi

Policia ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës. Erzen Vraniqit, nga zyra për informim bëri të ditur se policia është futur në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletë arrest, raporton KosovaPress. Ndërsa po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë kryer detyrën e tyre, duke i kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës. Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …