Përkujtohen dëshmorët Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Mailiqi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetë, drejtorë, asambleistë dhe qytetarë kanë vënë kurora lule në varrezat e fshatit Tërrnavc dhe Prekaz, në nderim të veprës së dëshmorëve Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Mailiqi. Kryetari Jashari në llogarinë e tij në facebook ka shkruar: “Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Mailiqi, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetë, drejtorë, asambleistë dhe qytetarë, vendosëm kurora lule në varrezat e fshatit Tërnavc dhe Prekaz, në përvjetorin e rënies së tyre.

Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar në posttimin e tij në facebook kyetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …