Brickos

Inspektorët kërkojnë nga Hidroregjioni Jugor, rregullimin e dëmeve që kanë bërë në rrugët e Malishevës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të qeverisë komunale në Malishevë, e drejtuar nga kryetari i Komunë së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje, krahas raportimeve, është bërë e ditur se disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës, janë dëmtuar si pasojë e ndërhyrjeve nga njësia për menaxhimin e ujërave “Hidroregjioni Jugor”. Sipas Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit, njësia e “Hidroregjionit Jugor” në Malishevë, gjatë intervenimeve të ndryshme në riparimin sistemit të ujësjellësit apo kanalizimit, ka dëmtuar rrugët apo trotuaret dhe nuk i ka kthyer në gjendjen e mëparshme pas kryerjes së punimeve. Për këtë qëllim, i është kërkuar kësaj kompanie, që rrugët apo trotuaret e dëmtuara, ti kthej në gjendjen e mëparshme. Në këtë mbledhjen edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë të ditur se kanë filluar me përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit të dimrit, në qytet dhe në të gjitha rrugët në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Sa i përket realizimit të projekteve, sipas Drejtorisë së Urbanizmit, janë duke u realizuar në terren, disa nga projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe të sistemeve të kanalizimeve. Po ashtu në mbledhjen e sotme, zyrtari komunal i shërbimeve publike, Naser Morina, ka raportuar para qeverisë komunale, për trajnimin e kryer në Japoni dhe certifikimin e tij në fushën e “Avancimi i Teknologjive te Menaxhimit të Mbeturinave Inerte”, dhe i njëjti ka thënë se përvojat e marra në shtetin japonez, do të mundohet ti zbatoj edhe në Komunën e Malishevës, duke ju përshtatur kushteve tona. “Ka qenë një trajnim intensiv dy mujor, ku kam arritur ta kryej me sukses dhe të certifikohem në këtë fushë, ndërsa përvojën e marrë në Japoni, do ta barti edhe këtu, në mënyrë që ti menaxhojmë mbeturinat inerte në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Morina, gjatë raportimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …