Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK bën thirrje: Votoni për më shumë gra në Kuvend

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur takim koordinues me organizatat anëtare dhe vullnetarët që janë pjesë e fushatës “Voto për më shumë gra në parlament”. Rreth 200 vullnetarë për pesë ditë (25-29 shtator) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në mbi 15 komuna të Kosovës, përfshirë komunat serbe, për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor 2019. Këto aktivitete janë vazhdimësi e vizitave që RrGK tashmë ka bërë në disa qytete. Përmes këtyre vizitave, përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK-së u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, dhe kanë bashkëbiseduar me ta për rëndësinë e zgjedhjes së më shumë grave në parlament. Në fillim të këtij takimi, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së ka njoftuar të pranishmit se përmes kësaj fushate po kërkohet barazi për përfaqësim në parlament.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …