Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Kryetari, Thaçi sërish i lutet Vatikanit ta njohë Shtetin e Kosovës, por Vatikani kërkon paqe, tolerancë e stabilitet

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Pietro Parolini. Ai, fillimisht e ka falënderuar atë për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, duk shtuar se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolini nuk ka folur asnjë fjalë për pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …