Brickos

Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Partitë politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë duke respektuar sa duhet Kodin e Mirësjelljes

Partitë politike të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit nuk janë duke respektuar në mënyrë të kënaqshme Kodin e Mirësjelljes, thotë kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku. “Numri i ankesave të paraqitura në PZAP, prej datës 25 shtator 2019, kur edhe ka filluar fushata zgjedhore e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 6 tetorit 2019 është 49 ankesa, 36 ankesa janë shqyrtuar dhe vendosur, 25 ankesa janë pranuar, 11 ankesa janë refuzuar, 13 ankesa janë në procedure te shqyrtimit”, ka thënë Desku. Ai tregoi se cilat janë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të 6 tetorit 2019. “Lidhja Demokratike e Kosovës me 30,500, Partia Demokratike e Kosovës me 29,000 euro, Lista Serbe me 30,000 euro, Koalicioni AAK-PSD me 26,200 euro, Koalicioni Nisma- AKR- PD me 2,500 euro, PREG me 250, që gjithsej janë 118,450 euro”, bëri të ditur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …