Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes OJQ-ve

Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes OJQ-ve

Ish-zëvendësministri i PDK-së,  Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes shoqërisë civile. “JO votë për mercenarët e Shoqërisë Civile”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”. Sipas tij, e keqja më e madhe vije nga subjektet politike të cilat sipas modelit agjenturor rekrutojnë pjesëtar të shoqërisë civile dhe të njëjtit pastaj i përdorin si zëdhënës të tyre dhe krejt kjo në emër të ‘zërit qytetar’. “Ata të cilët shfrytëzuan Shoqërinë Civile për interesa të subjekteve politike, nuk janë asgjë tjetër pos mercenarë të mendimit të lirë, tek të cilët e pakuptueshmja e djeshme lehtësisht bëhet e kuptueshme deri në shkallë kauze”, ka shkruar ai.  “Ish analistët e Shoqërisë Civile të cilët garojnë në zgjedhje, duke keqpërdorur punën dhe mundin e mijëra aktivistëve të sinqertë,  janë kandidat pa identitet politik, prandaj ata janë marioneta që nuk meritojnë të votohen nga qytetarët, ka deklaruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …